Maldini u kërkon falje tifozëve për përfshirjen e Milanit në Superligën Europiane

Milani ishte njëra prej 12 klubeve të përfshira në Superligën Europiane.

Skuadra italiane sot është tërhequr nga kjo garë e cila nuk është vazhduar ende pa filluar.

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, ka folur për Sky Sport, para ndeshjes ndaj Sassuolos, duke i kërkuar falje tifozëve për këtë gjë që ka ndodh nga ana e skuadrës italiane.

“Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë̈ në diskutimet në lidhje me Superligën, unë kam parë lajmet të dielën në mbrëmje me deklaratën e klubeve. Pronarët vendosën dhe jo unë. Përkundër kësaj, unë dua t’u kërkoj falje tifozëve”, ka deklaruar Maldini.