Majlinda Kelmendi ndalet në gjysëmfinale

Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi është mposhtur nga kampionia e botës së vitit 2018, Uta Abe, në gjysëmfinalen e kampionatit botëror të xhudos, që po mbahet në Tokyo të Japonisë.

Kelmendi nuk arriti ta mposhtë japonezen Abe në kategorinë -52 kilogramë.

Tani kosovarja do të luftojë për medaljen e bronztë kundër Joana Ramos të Portugalisë.

Kelmendi në çerekfinale të këtij turniri mposhti japonezen Ai Shishime.

Majlinda Kelmendi arrin në çerekfinale të botërorit në Tokio