Majlinda Kelmendi: Më mirë të qëndrojmë në shtëpi sesa në spital

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një video-mesazhi, duke u kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi më mirë sesa në spital.

Kelmendi ka thënë se populli kosovar ka kaluar shumë sfida dhe do ta kalojë edhe pandeminë e coronaviruit.

“Përshëndetje të gjithëve. Ne, si popull, kemi kaluar shumë sfida. Unë gjatë fëmijërisë time kam qenë e mbyllur rreth tre muaj në shtëpi, gjatë periudhës të luftës”, ka thënë Majlinda Kelmendi.

“Kështu që, të jemi të mbyllur disa javë në shtëpi nuk do të thotë asgjë në krahasim me atë që ka kaluar populli shqiptar. Ju lus që të qëndroni në shtëpi – për të mirën tuaj, për të mirën e fëmijëve tuaj. Bashkë do ta kalojmë këtë sfidë. Më mirë të qëndrojmë në shtëpi sesa në spital, kështu që mbajeni pastërtinë dhe lani duart sa më shpesh”, ka përfunduar Kelmendi.

Kujtojmë se ekipi olimpik i xhudos së Kosovës prej ditës së sotme është futur në karantinë.