Majlinda Kelmendi, Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Majlinda Kelmendi garon nesër

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka njoftuar se xhudistja Majlinda Kelmendi do të garojë nesër në ora 04:00 të mëngjesit, me orën tonë lokale.

Sipas njoftimit, Kelmendi do të garojë në kategorinë -52 kilogramë në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, në misionin e saj për të mbrojtur titullin e kampiones olimpike.

Xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi e ka fituar sot medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, duke e mposhtur japonezen Funa Tonaki.

Distria Krasniqi e nisi me fitore garën në kategorinë deri 48 kilogramë në Lojërat Olimpike. Në kuadër të raundit të dytë, Distria e ka mposhtur brazilian Gabriela Chibana. Ndaj saj fitoj me hedhje te bukur, për Ippon. Rrethin e parë, Distria Krasniqi e kaloi pa luftë.

HISTORIKE, Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë në Lojërat Olimpike