Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit që po mbahet në Emiratet e Bashkauara Arabe.

Kelmendi në kategorinë e -52 kilogramëve në finale e ka mposhtur italianen Odette Giufrrida me Ipoon, luftë e cila zgjati 10 minuta.

Kujtojmë se Majlinda Kelmendi, italianen Giuffrida e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016.

Në përgjithësi, Majlinda fitoi pesë luftëra, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kg.