Majlinda Kelmendi e bronztë në Tokyo 2019

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokyo të Japonisë.

Pejanja arriti ta mposhtë portugezen Joana Ramos, në kategorinë -52 kilogram duke fituar kështu të bronztën.

Në gjysëmfinale të këtij turneu Kelmendi u mposht nga japonezja Uta Abe.

Ndërsa kjo është medalja e dytë e bronztë për Kosovën në këtë botëror. Ditën e djeshme të njëjten e fitoi edhe Distria Krasniqi.

Kurse nesër garojnë Nora e Akil Gjakova.