Lutfi Haziri tregon se nuk i njeh lojtarët e Kosovës, e ngatërron Edon Zhegrovën me Mërgim Vojvodën

Mbrëmë kombëtarja e Kosovës, luajti ndaj Anglisë, në Southampton dhe u mposht me rezultat 5-3.

Para ndeshjes, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka postuar një foto me futbollistin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

Por, për Hazirin, Zhegrova është Mërgim Vojvoda.

Haziri e ka ngatërruar Zhegrovën me Mërgim Vojvodën, ai kishte shkruar: “ForcaKosovë, Forca Vojvoda. Ju jeni vet historia, jemi me ju sonte dhe deri në fund”, këtë status i pari i Gjilanit e mbajti për një orë në Facebook, deri të reagimet e qytetarëve të cilët i treguan se nuk është Mërgim Vojvoda, por Edon Zhegrova.

Pas një ore, Haziri me të njëjtin shkrim, vetëm e ndërroi emrin duke shkruar: “Forca Kosovë, ForzaZhegrova. Ju jeni vet historia, jemi me ju sonte dhe deri në fund”.