Luis Muriel thotë se Atalanta mund ta mposht Real Madridin

Atalanta dhe Real Madridi do të takohen të mërkurën nga ora 21:00, në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi kolumbian, Luis Muriel, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Realit.

Kolumbiani ka thënë se të luash ndaj realit është prestigj për ta.

“Të luash ndaj Real Madridit është gjithmonë prestigj dhe jam duke e shijuar këtë moment”, ka thënë Muriel.

Muriel është shprehur i bindur se nëse Atalanta luajnë siç dinë të luajnë në mënyrën e tyre do ta mposhtin Realin.

“Mënyra e vetme që të bëjmë përformancë të mirë është që të japim gjithçka nga vetja e jonë. Nëse ne e japim maksimumin dhe besojmë në vetveten tonë dhe karakteristikat tona, ne mund ta mposhtim çdokënd. Nëse ne luajmë në mënyrën se ne dimë, atëherë ne mund të konkurrojmë në nivelet më të larta”, ka thënë Luis Muriel i cili është duke shkëlqyer me Atalantën në këtë sezon.