Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Loriana Kuka ndalet në gjysmëfinale

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka u mposht në gjysmëfinale nga Natalie Powell.

Kuka fitoi dy përballje në kategorinë -78 kg.

Loriana mposhti Nodira Yuldasheva (Uzbekistan) dhe Fei Chen (Kinë).

Por, u ndal në gjysmëfinale dhe tani do të garoj për vendin e tret.

Kujtojmë se, xhudistja jonë numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në ‘Grand Prix të Tbilisi’ kategoria -78 kilogram, po ashtu ajo arriti t’i fitoj edhe dy medalje të argjendta në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech, raporton tv21.