Loriana Kuka mposht ukrainasen Turchyn dhe kualifikohet në çerekfinale të Europianit

Loriana Kuka ka mposhtur xhudisten ukrainase Anastasiya Turchyn, duke kaluar në çerekfinale të Kampionatit Europian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Kuka e cila është duke garuar në kategorinë deri në 78 kilogramë triumfoi me “Ippon”.

Në çerekfinale Kuka do të përballet me austriaken Bernadette Graff.

Kosova deri më tani në këtë Kampionat Europian që po mbahet në Lisbonë i ka fituar tri medalje, dy të arta dhe një të bronztë.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë 73 kilogramë kanë fituar medalje të arta, ndërsa Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë ka fituar medaljen e bronztë. Kurse, Lura Fazliu dje doli e pesta.