Lojtari i Manchester City-it zhvilloi dy ndeshje brenda një dite

Lojtari i Manchester Cityt, Cole Palmer do ta mbajë mend ditën e shtunë për shumë kohë, kjo pasi ai gjatë ditës së shtunë zhvilloi dy ndeshje.

Fillimisht ai luajti për disa minuta në sfidën që Manchester City e zhvilloi në ora 16:00 kundër Burnley në kuadër të ligës angleze.

Ndërsa disa orë më vonë ai u paraqit edhe në ndeshjen e të U-23 të Manchester Cityt ku arriti që të shënoj edhe tre gola.

Lidhur me këtë Cole është shprehur mjaft i lumtur.

“Të luash me ekipin e parë në orën tre, pastaj të udhëtosh drejt Stadiumit të Akademisë dhe të shënosh tre gola dhe të marrësh tre pikë të tjera, është mrekulli. Unë pashë që skuadra e të rinjve do të luante në orën 19:30 pasdite dhe ekipi i parë ishte në orën 3 Kështu, mendova se nëse nuk luaj 30 minuta ndaj Burnley, mund të udhëtoja për te ekipi i akademisë”.

Deri më tash , Cole Palm ka zhvilluar gjithsej dy ndeshje për Manchester City ndërsa tre ndeshje për Manchester City U-23.