Lojtarët e Kosovës rezultojnë negativ në testet për COVID-19

Lojtarët e Kombëtares së Kosovës, janë testuar për COVID-19, para ndeshjes ndaj Sllovenisë, e cila luhet në kuadër të Ligës C, të Grupit 3 në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes, kanë dalë negativ në testet për coronavirus dhe janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Sllovenisë.

Kosova sot e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para takimit të nesërm.

Kosovë – Slloveni, luhet të dielën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.