Loja e kombëtares bën bashkë politikanët e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, së bashku me të birin, Endritin, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten, Violetën dhe i pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, janë parë bashkë në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” teksa shikojnë nga afër lojën miqësore ndërmjet Kosovës dhe Gjibraltarit.

Në pjesën e VIP është parë edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit ka përfunduar pa fitues.