Llapi – Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Llapi – Prishtina, që luhet në kuadër të xhiros së 26-të në Superligë.

Llapi në këtë ndeshje luan pa ndonjë synim, pasi nuk ka aspirata për titullin e kampionit apo që ta zë një vend për garat europiane.

Kurse, Prishtina është duke luftuar për titullin kampion.

Llapi do të luaj me formacionin 4-2-3-1.

Për Prishtinën në fazën e sulmit do të luajnë Otto John dhe Ahmed Januzi.

 

 

FC Prishtina: Bekaj, Thaqi, Krasniqi, Boshnjaku, Haliti, Korenica, Zyba, Abazi, Januzi, Bekteshi John