Llapi përforcohet me qendërmbrojtësin Florian Daci
08.1.2020 - 16:51
Pas transferimit të portierit italian Giacomo Nava, Llapi sot e ka prezantuar edhe një përforcim tjetër.
Skuadra llapjanë e ka transferuar qendërmbrojtësin Florian Dacin nga Kastrioti i Krujës.
Florian Daci ka nënshkruar kontratë 18 muajshe me skuadrën e Llapit.
28 vjeçari më herët ka luajtur për skuadrën e Lirisë së Prizrenit.