Foto: KF Llapi/Facebook

Llapi përforcohet me dyshen e njohur të Prishtinës

Skuadra e Llapit gjatë ditës së sotme ka prezantuar dy përforcimet e radhës.

Sulmuesi Ahmed Januzi dhe qendërmbrojtësi Ahmet Haliti, iu janë bashkuar Llapit nga Prishtina duke nënshkruar kontratë një vjeçare.

Prezantimin e të dy lojtarëve e ka bërë trajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina.