Llapi mposht Ballkanin në penallti dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Llapi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 4-3, pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 0-0.

Ballkani mbeti me një lojtarë më pak prej minutës së 75’ pasi portiere Ljujanovic u ndëshkua me karton të kuq.

Ndeshja u vendos në penallti.

Te llapi të saktë nga pika e bardhë u treguan, Mentor Zhdrella, Arbnor Ramdani, Emini dhe Hyseni. Penalltinë e humbi Engjëll Hoti.

Te Ballkani shënuan Mirlind Daku, Armend Thaçi dhe Nazmi Gripshi.

Kapiteni Visar Berisha dhe Mevlan Zeka i humbën penalltitë.