Llapi merr rezultatet e testimeve për coronavirus

Klubi futbollistik Llapi, ka bërë të ditur se kanë marrë rezultatet e testimeve për coronvirus.

Skuadra e Superligës, ka bërë të ditur se futbollistët, stafi teknik dhe administrata e këtij ekipi kanë dalë negativ në testet për COVID-19.

Skuadra e Llapit është duke u përgatitur për rifillimin e Superligës së Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë nga KF Llapi:

Komunikatë në lidhje me testimet e skuadrës për COVID-19

Futbollistët, stafi teknik dhe administrata e KF Llapit gjatë ditës së martë kanë përfunduar testimet për COVID-19. Rezultatet e pranuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë rezultojnë të jenë NEGATIVE për të gjithë të testuarit, kështu që asnjë pjesëtar i klubit nuk rezulton i prekur me këtë virus.

KF Llapi vazhdon sigurtë me ecurinë e përgaditjeve para rifillimit të edicionit dhe njëherit u bën thirrje të gjithëve të zbatoni rregullat e IKSHPK-së.