Llapi i pandalshëm, i shënon tre gola Flamurtarit në pjesën e parë (Foto)

Flamurtari dhe Llapi, janë duke u përballur në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.

Ndeshje kjo që ka filluar prej orës 15:00, edhe po zhvillohet në Prishtinë në stadiumin e Flamurtarit.

45 minutëshi i parë ka qenë fantastik për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina, pasi po i mposht kryeqytetasit me rezultat 3-0.

Serinë e golave e hapi Mërgim Pefqeli në minutën e 12’.

Një minutë më vonë Mentor Zhdrella shënoi për 2-0’.

Në fundin e pjesës së parë, Llapi shënoi edhe njëherë me Blendi Memaj për rezultatin 3-0.

Në dy ndeshjet tjera që po zhvillohet ndërmjet Ferizajt dhe Drenicës, po fitojnë mysafirët me rezultat 1-0, ndërsa Ballkani dhe Vushtrria, janë duke barazuar me rezultat 1-1.