Llapi gjen rrugën e fitores duke e mposhtur Drenicën (FOTO)

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Drenicës, me rezultat 1-0, pas dy humbjeve nga Gjilani dhe Vushtrria.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e fitores për Llapin në këtë ndeshje e shënoi Mentor Zhdrella në minutën e 10’.

Pas kësaj fitoreje Llapi, pozicionohet në vendin e pestë me 23 pikë.

Kurse Drenica mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë.