Llapi fiton në miqësoren ndaj Tërbunit

Skuadra e Llapit ka shënuar një fitore me rezultat 4-2, në miqësoren ndaj KF Tërbunit, ndeshje e cila është zhvilluar në Shqipëri.

Pjesën e parë skuadra e Tahir Batatinës e mbylli me rezultat 3-1.

Valmir Veliu i shënoi dy gola në minutat 7’ dhe 19’.

Kurse golin e tretë e shënoi Mentor Zhdrella.

Golin e katërt për skuadrën nga Podujeva e shënoi Ersil Ymeri në minutën e 72’.