Llapi fiton ndaj Gjilanit në Podujevë

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Elvis Prençi shënoi për 1-0, në minutën e 3’ pas asistimit të Mentor Zhdrellës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Mentor Zhdrella shënoi një gol të bukur duke shënuar për 2-0, në minutën e 47’.

Gerhard Progni shënoi për 2-1, në minutën e 54’.

Kushtrim Shabani i Llapit i dha fund çështjes së fitores duke shënuar një gol të bukur në minutën e 90+1’.

Pas kësaj fitoreje Llapi ngjitet në vendin e shtatë me 23 pikë.

Kurse, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 30 pikë.