Llapi fiton më vështirësi ndaj Dukagjinit (Foto)

Llapi ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Dukagjinit, me rezultat 2-1, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 40’ me Armin Mujkicin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë vendasit mbetën me një lojtar më pak, pasi Kastriot Selmani në minutë ne 65’ u ndëshkua me karton të kuq.

Dukagjini e barazoi rezultatin në minutën e 67’ me Husein Demirin.

Djelmoshat e Tahir Batatinës, nuk u dorëzuan dhe e shënuan golin e fitores në minutën e 80‘ me  Mërgim Pefqelin.

Pas kësaj fitoreje Llapi, pozicionohet në vendin e dytë me 14 pikë.

Ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e fundit me 1 pikë.