Liverpooli triumfon ndaj Atleticos në ‘Wanda Metropolitano’

Liverpooli ka shënuar fitore të vështirë ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-3 ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Anglezët e nisën furishëm duke i shënuar dy gola të shpejtë në minutat e 8’ dhe 13’ me Salah dhe Naby Keita.

Antoine Griezmann e ngushtoi epërsinë në minutën e 20’ pas asistimit të Kokes.

Për 2-2 shënoi përsëri Griezmann në minutën e 34’.

Nga hero u shndërrua në fytyrën tragjike të mbrëmjes sulmuesi francez, Griezmann pasi në minutën e 52’ u ndëshkua me karton të kuq duke i lënë vendasit me një lojtar më pak në fushë.

Golin e fitores për Liverpoolin e shënoi Salah nga penalltia në minutën e 76’.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli pozicionohet në vendin e parë me nëntë pikë.

Ndërkaq, Atletico mbetet në vendin e dytë me katër pikë.