
Liverpooli tregohet i fortë për Arsenalin (VIDEO)
28.9.2020 - 22:55
Liverpooli ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë në Premierligë.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët duke kaluar në epërsi me Lacazetten në minutën e 25’.
Sadio Mane e ktheu Liverpoolin në lojë duke e barazuar rezultatin në minutën e 28’.
Në minutën e 34’ Andreë Robertson i kaloi vendasit në epërsi për herë të parë në këtë ndeshje.
Në minutën e 88’ sulmuesi portugez Diogo Jota shënoi për 3-1.
Pas tri ndeshjeve Liverpooli ka tri fitore duke u pozicionuar në vendin e dytë me nëntë pikë.
Kurse Arsenali ka dy fitore dhe një humbje duke u pozicionuar në vendin e pestë me gjashtë pikë.