Liverpooli mposhtet në shtëpi nga Burnley (VIDEO)

Liverpooli është befasuar nga Burnley duke pësuar humbje me rezultat 0-1, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Barnes në minutën e 83’ nga penalltia.

Pas kësaj humbje Liverpooli mbetet në vendin e katërt me 34 pikë, gjashtë më pak se Unitedi që pozicionohet në vendin e parë.

Kurse Burnley ngjitet në vendin e 16-të me 19 pikë.

Liverpooli s’kishte pësuar humbje në Anfield në Premierleague që nga 23 prilli i 2017-s kur kishte pësuar nga Crystal Palace 1-2.