Liverpooli mposht Crystal Palacen dhe kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Crystal Palaces, në kuadër të xhiros së fundit në Premierligë.

Sadio Mane shënoi për 1-0, në minutën e 36’.

Për 2-0, shënoi përsëri sulmuesi Sadio Mane në minutën e 74’.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli e përfundon sezonin në vendin e tretë me 69 pikë, duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.