Liverpooli mposht Chelsean 5 me 3 (VIDEO)

Liverpooli ka mposhtur Chelsean me rezultat 5 -3, në kuadër të xhiros së 37-të në Premierligë.

Kampionët e ri të Premierligës e nisën furishëm ndeshjen duke i shënuar tre gola nga minuta e 23’ deri në 43’ me Keitan, Alexander –Arnoldin dhe Wijanldumin.

Mysafirët e ngushtuan epërsin  në minutën e 45+3 me sulmuesin francez Olivier Giroud.

Për 4-1, shënoi Roberto Firmino në minutën e 55’.

Chelsea i shënoi dy gola në minutën e 61’ dhe të 73’ me Abrahamin dhe Pulisicin për rezultatin 4-3.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5-3, shënoi Oxlade – Chamberlain në minutën e 84’.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli mbetet në vendin e parë.

Chelsea pas kësaj humbje mbetet në vendin e katërt me 63 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.