Liverpooli fiton si mysafir ndaj West Hamit

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 1-3, ndaj West Hamit, në kuadër të xhiros së 21-të në Premierligë.

Mohamed Salah shënoi një gol të bukur për epërsinë 0-1, në minutën e 57’.

Për 0-2, shënoi përsëri Salah në minutën e 68’ pas asistimit të Xherdan Shaqirit.

Wijnaldum shënoi për 0-3, në minutën e 84’ duke i dhënë fund çështjes së fituesit.

Dawson e ngushtoi epërsinë në minutën e 87’ duke shënuar për 1-3, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli ngjitet në vendin e tretë me 40 pikë.

Kurse, West Hami në vendin e pestë me 35 pikë.