Liverpooli fiton me vështirësi ndaj Milanit

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Milanit në kuadër të kualifikimeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e nisën më mirë vendasit duke kaluar në epërsi me autogolin e Tomorit në minutën e 9’.

Mohamed Salah e humbi penalltinë në minutën e 14’.

Ante Rebic e barazoi rezultatin në minutën e 42’ pas asistimit të Leaos.

Brahim Diaz shënoi për 1-2 në minutën e 44’.

Salah shënoi për 2-2 në minutën e 49’.

Golin e fitores e shënoi Jordan Henderson në minutën e 69’.

Ndeshja tjetër e këtij grupi ka përfunduar me rezultatin 0-0 mes Atletico Madridit dhe Portos.