Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Leicesterit (VIDEO)

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 3-0, ndaj Leicesterit në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë.

Jonny Evans shënoi autogol në minutën e 21’, për epërsinë e vendasve.

Diogo Jota shënoi për 2-0, në minutën e 41’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Për 3-0, shënoi Roberto Firmino në minutën e 86’.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli pozicionohet në vendin e dytë me 20 pikë, po aq pikë sa ka Tottenhami në vendin e parë.

Kurse, Leicesteri në vendin e katërt me 18 pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.