Liverpool fiton në fundin e ndeshjes ndaj Aston Villas (VIDEO)

Liverpool, shënon fitore të vështirë me rezultat 2-1, ndaj Aston Vilas, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Aston Villa kaloi në epërsi në minutën e 21’ me Trezeguet.

Liverpool e barazoi rezultatin në minutën e 87’ me Robertsonin.

Golin e fitores e shënoi Sadio Mane në minutën e 90+4’, për rezultatin 2-1.

Pas kësaj fitoreje Liverpool e ruan vendin e parë me 31 pikë.

Në xhiron e ardhshme Liverpool luan ndaj Manchester Cityt.

PËR TA PARË GOLIN KLIKONI KËTU.