
Liverpool fiton me përmbysje ndaj Tottenhamit (VIDEO)
27.10.2019 - 19:29
Liverpool ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Tottenhamit me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 10-të në Premierligë.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Tottenhami në minutën e 1’ me Harry Kane.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për Tottenhamin.
Pjesa e dytë në tërësi i takoi Liverpoolit.
Jordan Henderson e barazoi rezultatin në minutën e 52’.
Kurse, Mohamed Salah e shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 75’.
Pas kësaj fitoreje Liverpool mbetet në vendin e parë me 28 pikë.
Kurse Tottenham në vendin e 11 me 12 pikë.