Liverpool fiton me lehtësi ndaj Genkut (VIDEO)

Liverpool ka shënuar fitore te lehtë ndaj Genkut me rezultat 4-1, si mysafir.

Ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Djelmoshat e drejtuar nga Jurgen Klopp, e nisën ndeshjen furishëm pasi në minutën e 2’ kaluan në epërsi me Oxlade – Chamberlain.

Në pjesën e dytë Liverpooli i shënoi edhe tre gola, me Oxlade CHamberlain në minutën e 57’, Sadio Manen në minutën e 77’ dhe Mohamed Salah në të 87’.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Odey në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje Liverpool mbetet në vendin e dytë me gjashtë pikë.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.