Liverpool – Arsenal, notat e lojtarëve

Liverpooli e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1, ndeshje e cila u luajt në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë.

Uebfaqja e statistikave “Whoscored.com”, ka bërë vlerësimin e lojtarëve për këtë ndeshje.

Lojtari me notën më të madhe është vlerësuar Sadio Mane, 8.7, i cili shënoi një gol në këtë ndeshje.

Lojtari më i dobët në këtë ndeshje u vlerësua mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz me notën 5.8.

Granit Xhaka është vlerësuar me notën 6.2 i cili u zëvendësua nga Dani Ceballos.