Liverpool 2- 3 Atletico Madrid: Notat e lojtarëve

Atletico Madrid e ka shokuar Liverpoolin duke e mposhtur në “Anfield”, me rezultat 3-2, në kuadër të ndeshjes kthyese në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj fitoreje Atletico është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Uebfaqja e vlerësime “Ëhoscored.com”, ka publikuar notat e lojtarëve.

Lojtari me notën më të lartë 9.0, është mesfushori i Liverpoolit, Wijanldum.

Kurse lojtari më i dobët i ndeshjes është portieri Adrian me notën 4.9.

Te Atletico lojtarët më të vlerësuar janë Marcos Llorente me notën 8.9 dhe Oblak me notën 8.7.