Liria e mposht Dardanën dhe e rrëmben kreun e tabelës (Foto)

Liria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj KF Dardanës, me rezultat 1-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në Ligën e Parë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jasmin Muhoviç.

Pas kësaj fitoreje Liria rrëmben kreun e tabelës me 19 pikë, duke i shënuar gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje nga tetë ndeshje.

Kurse Dardana, mbetet në vendin e shtatë më 13 pikë.