Lionel Messi suspendohet me dy ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Bilbaos

Lionel Messi është suspenduar për dy ndeshje, pas kartonit të kuq që e kishte marrë në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën mbrëma.

Sulmuesi i Barcelonës, e goditi futbollistin e Athletic Bilbaos, Asier Villalibre, duke u ndëshkuar me karton të kuq, në humbjen me rezultat 3-2, pas 120 minutave.

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Spanjës e ka dënuar Messin me dy ndeshje moslojë.

Ky ishte kartoni i kuq i parë i Messit te Barcelona nga 753 ndeshje zyrtare me klubin spanjoll.

Barcelona pritet të apeloj për suspendimin e Messit, duke kërkuar zvogëlimin e dënimit.