Lionel Messi ndëshkohet me karton të kuq në humbjen e Barcelonës në finale(VIDEO)

Barcelona ka pësuar humbje në finale të Superkupës së Spanjës me reuzultat 2-3, nga Athletic Bilbao.

Përveç që nuk i shkoi asgjë mirë Barcelonës në këtë ndeshje,  Lionel Messi në fund të takimit u ndëshkua me karton të kuq.

Messi ra në provoikim nga lojtari i Bilbaos, duke e goditur në fytyrë.

Pas rishikimit të VAR-it, Messi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 120’.

Ky është kartoni i parë i kuq i Lionel Messit në karrierën e tij me Barcelonën.