Lionel Messi beson se coronavirusi do ta ndryshojë futbollin përgjithmonë

Futbolli në të gjithë botën është pezulluar nga marsi i këtij viti si pasoj e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Disa kampionate kanë rifilluar pas përmirësimit të situatës nga coronavirusi.

Ndeshjet e futbollit do të luhen pa praninë e tifozëve deri në përfundimin e këtij sezoni në disa vende të cilat kanë qenë më të prekura nga coronavirusi.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, në një intervistë për “El Pais”, ka pranuar se është e vështirë të koncentrohesh në futboll, pas ndikimit të madh që ka pasur pandemia e coronavirusit në jetët e njerëzve.

“Shumica prej nesh kanë mbetur me dyshime se si do të jetë bota pas çdo gjëje që ka ndodhur. Pos që kjo situatë na befasoi, shumë njerëz kanë pasur kohë të vështirë, pasi kjo situatë i ka prekur në disa mënyra, siç ka ndodhur me gjithë ata që kanë humbur familjarët dhe shokët dhe nuk kanë mundur t’i shohin ata. Ka pasur shumë gjëra negative në këtë krizë, por nuk mund të ketë gjë më të keqe sesa të humbasësh të dashurit. Kjo krijon një frustrim të madh për mua dhe më duket gjëja më jo fer nga të gjitha. Futbolli, dhe jeta në përgjithësi nuk do të jetë kurrë siç ishte më parë”, ka deklaruar Messi.

La Liga do të nisë me 11 qershor, pa praninë e tifozëve në stadiumet spanjolle.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!