Liga Unike: Ylli mposht Prishtinën dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 70-87, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike.

Ylli e nisi ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 20-24.

Suharekasit vazhduan me formë të mirë edhe në 10 minutëshin e dytë duke e fituar rezultat 16-18, për të shkuar në pushim me shifrat 36-42.

Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe e filloi fuqishëm periodën e tretë, duke afruar shifrat në 47-48, por më pas Ylli këndellet dhe me një seri të suksesshme, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 51-62. Ylli thelloi edhe më shumë epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar në fund 70-87.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 24 pikë e 5 kërcime dhe Meriton Ismaili me 14 pikë e 8 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 17 pikë e 11 asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë. Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Goga Basket.

Në gjysmëfinale Ylli do të takohet me Rahovecin më 13 prill në Durrës.

Ndeshjet çerekfinale u zhvilluan në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.