Liga Unike: Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli ka kaluar në finale të Ligës Unike, ndaj skuadrës nga Durrësi, Goga Basket pas fitores me rezultat 74-86, në kuadër të gjysmëfinales të kësaj gare.

Skuadra kosovare e nisi ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18-22.

Goga Basket u këndell në 10 minutëshin e dytë duke fituar me rezultat 31-19, për të shkuar në pushim me shifrat 49-41 për durrësakët.

Ylli u rikthye në lojë në çerekun e tretë për ta fituar me rezultat 16-22, për ta mbyllur 30 minutëshin me shifrat 65-63.

Çereku i katërt ishte vendimtar për Yllin të cilët e fituan me rezultat 9-23, për të triumfuar në fund me shifrat 74-86.

Te Goga Basket u dalluan Milic Blagojeviq me 26 pikë e 8 kërcime dhe Endrit Hysenagolli me 11 pikë e 14 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Elayja Clark me 18 pikë e 6 kërcime, Gëzim Morina me 12 pikë e 11 kërcime, Lg Gill me 15 pikë dhe Valon Bunjaku me 13 pikë.

Finalja mes Pejës dhe Yllit do të luhet të mërkurën nga ora 19:00, në Durrës.

Rahoveci do të ndeshet me Goga Basket për vendin e tretë.