Liga Unike: Peja mposht Rahovecin dhe kualifikohet në finale

KB Peja ka triumfuar ndaj KB Rahovecit në gjysmëfinale të Ligës Unike me rezultat 71-73.

Rahoveci e nisi ndeshjen më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 17-15.

10 minutëshi i dytë i takoi Pejanëve të cilët u këndellen duke e fituar me rezultat 16-20, për të shkuar në pushim me shifrat 33-15 për pejanët.

Çereku i tretë ishte vendimtar për Pejën, pasi fituan me rezultat 13-30, duke treguar rezultatin në semafor pas 30 minutash 46-65.

Rahoveci u këndell në çerekun e katërt të cilin e fitoi me rezultat 25-8, por nuk i mjaftoi të triumfonte në fund pasi u mposht për dy pikë 71-73.

Te Rahoveci u dallua Darell Davis me 35 pikë, kurse te Peja u dalluan Brandon Ëalters me 20 pikë e 11 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe Aj Walton me 18 pikë e 8 kërcime.

Peja e pret në finale fituesin e ndeshjes Goga Basket – Ylli.