Liga Unike: Goga Basket kalon në gjysmëfinale
Goga Basket ka kaluar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike, pas fitores me rezultat 76-67 ndaj Tiranës.
Çereku i parë i takoi Goga Basketit që e fituan me rezultat 25-12.
Goga Basket tregoi se në këtë ndeshje nuk do ta lëshonin fitore nga duart pasi edhe çerekun e dytë e fituan me rezultat 23-15, për të shkuar në pushim me shifrat 48-27.
Tirana u këndell në çerekun e tretë duke e fituar me rezultat 10-26. Skuadra durrësake nuk lejoi befasi në 10 minutëshin e fundit duke e fituar me rezultat 18-14 për të triumfuar në fund me shifrat 76-67.
Te Goga Basket u dalluan Endrit Hysenagolli me 15 pikë e 8 kërcime, kurse te Tirana, Erin Hasani me 12 pikë e 10 kërcime.
Goga Basket në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli.
Ndeshjet çerekfinale zhvillohen në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill në Durrës.