Liga e Konfrencës, Prishtina mëson emrin e kundërshtarit të mundshëm në rundin e tretë kualifikues

Skuadra e Prishtinës e ka mësuar emrin e kundërshtarëve të mundshëm të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra e udhëhequr nga Zekirija Ramadani fillimisht duhet ta eliminojë skuadrën uellsiane Connhan’s Quay Nomads, pastaj në rundin e tretë do të takohet me fituesin e ndeshjes Valur – Bodo –Glimit.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s do të luhet më 20 korrik nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ndeshja  kthyese të enjten më 29 korrik në “Park Avenue” në Aberystëyth nga ora 19:00 lokale (18.00 të Kosovës).