Liga e Konferencës, fituesi i ndeshjes Drita-Feyenoord do të takohet me këtë skuadër në rundin tjetër

Skuadra e Dritës do të ketë punë të vështirë në rundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, pasi përballet me një skuadër gjigante siç është Feyenoord Rotterdami.

Uefa ka bërë të ditur se fituesi i ndeshjes Drita – Feyenoord, do të takohet me skuadrën zviceriane, Luzern.

Ndeshja e parë e Dritës me Feyenoordin do të luhet më 22 korrik në ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurse, ndeshja kthyese luhet në Holandë, më 29 korrik.