Liga e Kombeve: Kosova kërkon mbetjen në Ligën C

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e gjashtë në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

“Dardanët”, do të përballen me Moldavinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 20:45.

Pas pesë ndeshjeve Kosova i ka dy barazime dhe katër humbje, duke mos regjistruar asnjë fitore në këtë grup.

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19, ka bërë që Kosova të kishte probleme në vazhdimësi për grumbullimin e lojtarëve, pasi vendi i ynë për një kohë ishte në zonën e kuqe nga shtet e tjera, gjë e cila i detyronte lojtarët të karantinoheshin për dy javë pasi të ktheheshin nga Kosova.

Kosova në këtë ndeshje do të drejtohet nga Muharrem Sahiti, i cili do ta zëvendësoj Bernard Challandesin që është i infektuar me coronavirus.

“Dardanët”, ndeshjen e fundit më 15 nëntor, u mposhtën me rezultat 2-1, ndaj Sllovenisë, duke bërë paraqitje dinjitoze, pasi humben falë një penalltie të dyshimt në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali, më 3 shtator kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Kosova në ndeshjen e sotme konsiderohet favorite absolute edhe nga bastoret.

Bastorja e njohur sportive, “BET365”, e ka koutuar fitoren e Kosovës me koeficient 1.44, barazimin 4.00, kurse fitoren e Moldavisë 8.0.

Kosova në 10 ndeshjet e fundit nuk ka arritur ta gjejë rrugën e fitores, që tregon se është në krizë të rezultateve.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes kanë arritur t’i shënojnë vetëm gjashtë gola nga 10 ndeshje, që tregon se faza e sulmit nuk ka pranuar.

Ndërsa i kanë pranuar plotë 17 gola, gjë që tregon se as faza mbrojtëse nuk është duke funksionuar.

Me fitore apo barazim, Kosova do të mbetej në Ligën C, pasi pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë, ndërkaq Moldavia në vendin e katërt me 1 pikë.

Nëse humb ndaj Moldavisë, atëherë do të binte një ligë më poshtë, Ligën D.

“Dardanët”, priten të luajnë edhe sot me formacionin e njëjtë 4-2-3-1.

Trajneri i Moldavisë, Engin Firat, në konferencë para ndeshjes ka deklaruar se do të jetë e vështirë për ta dhe i frikësohet Vedat Muriqit.

“Kosova është një ekip i fort dhe do të jetë e vështirë. Do të bëjmë gjithçka që ta ndalim Muriqin. Kemi pasur probleme dhe lëndime në fazën e mbrojtjes. Do ta kemi të vështirë ta ndalim Vedatin, por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur rezultat pozitiv”, kishte  thënë Firat.

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, ka deklaruar para ndeshjes se janë favorit për ndeshjen e sotme dhe nuk kanë çka kërkojnë në Ligën D.

“Synimi jonë është që të qëndrojmë në Ligën C. Jemi përgatitur, kemi kualitet dhe nuk kemi çka të kërkojmë në Ligën D. Besoj se nesër duhet t’i tregojmë cilësitë tona”, ka thënë Shala.

Muharrem Sahiti pret fitore ndaj Moldaivsë dhe thotë se kanë marrë përvojë për ndeshje të tilla.

“Mendoj se jemi penalizuar më së shumti, por tash gjendja e lojtarëve është e mirë. Paraqitja ndaj Sllovenisë na ka ngritur moralisht, ndaj Moldavisë jemi favorit. Por, kjo nuk duhet të jetë bazë por të përqendrohemi maksimalisht për ta synuar fitoren”, ka thënë Sahiti.

Ndeshja Kosovë – Moldavi, është e fundit për vitin 2020, për “Dardanët”, duke e përmbyllur ciklin e Ligës së Kombeve.

Kosova do të kthehet në aksion për kualifikimet e Kampionatit Botërorë 2022 që do të mbahet në Katar.