Liga e Kampionëve: Sot luhet superndeshja Barcelona – PSG

Emocionet e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sot me dy super ndeshje, Barcelona – Paris Saint-Germain dhe RB Leipzig – Liverpool.

Këto ndeshje do të luhen në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve nga ora 21:00.

Vëmendja kryesore pritet të jetë në ndeshjen Barcelona – Paris Saint-Germain, që zhvillohet në Camp Nou.

Të dy skuadrat në këtë ndeshje do të luajnë me mungesa të mëdha.

Barcelonës do t’i mungojnë Araujo, Coutinho, Ansu Fati dhe Sergi Roberto.

Parisit do t’i mungojë ylli i kësaj skuadre Neymar, i cili u lëndua para një jave.

Përveç brazilianit, do të mungojnë edhe Juan Bernat, Dagba, Di Maria dhe Pembele.