Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës mund të luhen gjatë vikendeve

Sot edhe zyrtarisht UEFA ka marrë vendim që kampionati europian “Euro 2020”, të shtyhet për vitin 2021, në mënyrë që të përfundojnë garat europiane.

Po ashtu është shtyrë edhe Kupa e Amerikës për verën e vitit 2021.

Sky Sport Italia, shkruan se ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Europës mund të zhvillohen në vikend.

Zakonisht Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës, luhen ditën e martë, e mërkurë dhe të enjtën.

Finalja e Ligës së Europës, pritet të luhet me 25 qershor në Gdnask të Polonisë e cila ishte parashikuar të luhej me 27 maj.

Kurse Liga e Kampionëve ishte parparë të luhej me 30 maj në Stamboll, kurse tashti pritet të luhet me 27 qershor.