Lewandowski i papërmbajtshëm, i shënon të gjitha ekipeve të Bundeligës në këtë sezon

Bayern Munchen është duke e mposhtur Fortuna Dusseldorfin, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Bundesligë.

Golin e tretë për bavarezët e ka shënuar sulmuesi polak, Robert Lewandowski.

Lewandowski në këtë sezon deri më tani i ka shënuar 29 gola dhe tri asistime në Bundesligë, duke qenë në top formë.

Me golin e sotëm ndaj Dusseldorfit, sulmuesi polak i ka shënuar së paku nga një gol të gjitha ekipeve të Bundesligës për këtë sezon.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!